Reagimi i VV-së pas dështimit të marrëveshjes me LDK-në

0

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se takimi ndërmjet kreu të kësaj partie dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka përfunduar pa marrëveshje konkrete për bashkëqeverisje.LVV ka njoftuar se ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes.

“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thuhet në njoftim.

Edhe zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, me të përfunduar takimi, bëri të ditur se të dy lideret janë pajtuar që të takohen sërish deri në arritjen e një marrëveshjes.

“Takimi i nisur nga ora 17:00 ka përfunduar para pak çastesh, e gjithë ajo për çfarë janë marrë vesh është për të intensifikuar takimet deri në arritjen e marrëveshjes”, tha Mustfa, para mediave.

-Sponzor-