Reagon ashpër gruaja e Mailaim Zekës pas arrestimit të burrit të saj nga Policia, ja çka thotë ajo

0

Gazetarja dhe bashkëshortja e deputetit Milaim Zeka, Edlira Qefalija, ka komentuar akuzën ndaj këtij të fundit për kërcënimin e prokurorit Afrim Shefkiu, duke e cilësuar si tallje.

“Nuk është kërcënim sepse “do të ndjekë privatisht” nënkupton se do të padisë në gjyq, sepse më ke etiketuar si mashtrues, më ke shqetësuar mua dhe familjen”.

Sponzor

“Pse prokuroria po luan me standarde të dyfishta. Nëse do të ishte Milaim Zeka i pari që do e bënte ndjekjen private me gjyq dhe me kanun, unë do mendoja “po ky ç’pati?”. Por, Milaimi nuk është i pari person që po përmend gjyqin e kanunin privatisht. Atëherë nëse ka precedentë, pse të merret Milaim Zeka si kërcënues?!”.

“Kjo akuzë është qesharake. Është një tallje”.

Gazetarja gjithashtu ka theksuar se Zeka është takuar disa herë në seanca gjyqësore me prokurorin në fjalë, dhe sipas saj, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë konfrontim fizik apo verbal.

Qefalija në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës ka komentuar edhe akuzat për mashtrim me viza ndaj Milaim Zekes, duke i quajtur shpifje.

“Si mund të jetë kaq budalla Milaimi që të marrë të gjithë materialet dhe t’i çojë në polici e më pas të dalë që ai është i përfshirë në këtë aferë?!”.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se deputeti ka mbështetjen e plotë të partisë së tij, Nisma-s. Ndryshe, deputetit Milaim Zeka i është shqiptuar masa për ndalim prej 48 orësh nën dyshimin për kryerjen e veprës “kanosje”.

-Sponzor-