Reagon LDK-ja, ja çka thotë pas publikimit të videos

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një reagim pas videos së publikuar në media, shkruan Gazeta Metro.

LDK thotë se gjithçka që ndodhi dje ishte një pretendim dhe linçim politik nga Lëvizja Vetëvendosje, në reagim thueht se nuk ka ndodhur asgjë nga çfarë është pretenduar.

Sponzor

“Nga incizimi i publikuar sot në medie, shihet qarte se dje, në hollin e Kuvendit të Kosovës, një përpjekje për bisedë mes kolegësh është shndërruar në histeri dhe akuzë për sulm fizik”.

“E kemi thënë edhe dje, para qytetarëve dhe para organeve kompetente se në asnjë moment, nuk ka ndodhur asgjë nga çfarë është pretenduar”.

“Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehë konsideratë për publikimin e videos së incizuar nga kamerat e Kuvendit të Kosovës, ku shihet se gjithçka që u pretendua dje, u hodh poshtë sot. Lidhja Demokratike e Kosovës është themeltare e mendimit të lirë e rendit demokratik në Kosovë dhe e çmon lart raportimin e drejtë, të paanshëm e profesional të medieve”.

“Por, pas daljes në shesh të së vërtetës, shihet qartë se ende ka tendencë dhe përpjekje për ta prezantuar situatën e djeshme në favor të atyre që akuzuan dhe linçuan për motive të pastra politike”, thuhet në reagim

-Sponzor-