Reagon më në fund Driton Selmanaj, befason se çka thotë për LDK-në dhe Isa Mustafën

0

sh-deputeti i LDK-së Driton Selmanaj nuk është zgjedhur në Kryesinë e re të kësaj partie, në mbledhjen e mbajtur ditën e premte.Ai së bashku me disa zyrtarë të tjerë të LDK-së nuk kanë arritur ti marrin votat e mjaftueshme për të qenë në Kryesi.

E gjatë ditës së sotme për këtë çështje ka reaguar edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa duke theksuar se nuk përqahet LDK-ja, në qoftë se, dy-tre ish deputetë nuk janë propozuar për Kryesi.

Sponzor

Gazeta Blic ka kontaktuar me ish deputetin Driton Selmanaj për të folur rreth kësaj çështjeje.Selmanaj në një përgjigje për Gazeta Blic ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për asnjë përçarje dhe se vetëm ata që nuk ja duan të mirën LDK-së flasin për diçka të tillë.“Nuk bëhet fjalë për përqarje.

Për përqarje flasin vetëm ata qe nuk ja duan te mirën LDK-se. Unë personalisht nuk kam hy në politikë dhe LDK për pozita, por për t’ju vu në shërbim vendit tim. Angazhimi im në LDK dhe përmes LDK-së për vendin nuk do të ndalet derisa votuesit e LDK-së të ma kërkojnë ate. LDK sot është mē e fortë se kurr” ka thënë Selmanaj për Gazeta Blic.

Ndryshe gjatë ditës së sotme pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë për të zgjedhur mandatarin për kryeministër si dhe definuar çështjen e koalicionit parazgjedhor.

-Sponzor-