Reagon veterani: Ma kanë hup nderin e mundin!

0
Lajmi.net ka publikuar listat me emrat të veteranëve që prokuroria në aktakuzën e ngritur nga 12 anëtarëve të komisionit për veteranë, i ka cilësuar se kanë marrë pension kundërligjshëm.

Pas këtij lajmi, ka pasur reagime të ndryshme nga veteranët, që po konsiderojnë se gjenden në ato lista padrejtësisht, dhe se kanë kontribuar në luftë në mënyra të ndryshme nëse jo me armë.

Njëri ndër ta është edhe Rashit Bekteshi 41 vjeçar nga Matiqani i Prishtinës, ishte pjesëmarrës në luftën e fundit në vend duke u kujdesur për ushqimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sponzor

Bekteshi i tha lajmi.net se ka shërbyer në Zonën Operative të Karadakut dhe ndihet i lënduar nga prokuroria që e ka shpallur “veteran të rrejshëm”.

“Kam shërbyer në Zonën e Karadakut që ka qenë në Marec në lagjen e quajtur te Hajdarovit. Pasi që nuk kish persona që e njohin punën e gatimit  unë atë kohë e mora përsipër të gjitha punët sa i përket  kuzhinës, me një fjalë të gjithë sa kanë qenë ushtar kanë ngrënë nga duart e mija. Papritmas veten e gjej si veteran i rrejshëm. Jam fyer keq ma kanë hup dinjitetin e mundin”, ja thënë ai për lajmi.net.

Njëjtë si Bekteshi ka edhe persona të tjerë që po konsiderojnë se janë përfshirë në listat e prokurorisë padrejtësisht.

-Sponzor-