Rexhep Selimi, Albulena Haxhiu dhe zyrtarë tjerë të VV-së të përfshirë në Privatizimet e pasluftës

0

Gjithashtu, Emri i Albulena Haxhiut është i përfshirë në një tender në vlerë prej 300 mijë eurosh, për blerjen e një toke, në vitin 2010. Si përfaqësuese e Faton Dalladakut, ajo kishte vënë nënshkrimin e saj në dokumentet për ofertim lidhur me këtë shit-blerje, për të aplikuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Haxhiu, ish Ministre e Drejtësisë nga radhët e Vetëvendosjes, ishte personalisht e autorizuar nga Faton Dalladaku për të ofertuar në AKP për blerjen e një toke prej 14.1554 hektarësh në Suhadoll të Lipjanit. Me numrin e regjistruar të kualifikimit të ofertuesit HQ3221, më 14. 06. 2010, Faton Dalladaku kishte aplikuar në tenderin për blerjen e “NSH Kosova Tokë Bujqësore A, Suhadoll, Lipjan”, përmes likuidimit 2, shkruan Periskopi.

Sponzor

Çmimi i ofertës ishte 300 mijë euro.

Poashtu, Nevzat Isufi, kryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Gjilan, në vitin 2014 ka privatizuar 186,034.00 metra katrorë, tokë kullosa në vlerë prej 80 mijë eurove. Pak para se të blejë tokën, Isufi në Agjencinë Kundër Korrupsionit kishte deklaruar para në bankë rreth 15 mijë euro, ndërkohë pasi e ka blerë tokën, në vitin 2015 ka deklaruar para të gatshme në bankë vetëm 350 euro dhe nuk ka deklaruar ndonjë borxh.

Florin Kelmendi, ish-deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje” në kohën sa ka qenë deputet, në vitin 2012 e ka privatizuar një lokal 70 metra katrorë për vetëm 5,500 euro.

Ndërsa, Jeton Jagxhiu është koordinator i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Prizren, në nëntor të vitit 2013 ka blerë një lokal 485 metra katrorë në vlerë prej 172 mijë eurove.

Në kohën sa ishte deputet i VV-së kishte privatizuar edhe Salih Salihu. Po ashtu, ish deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje” nga Vitia, Salih Salihu, ka privatizuar 96,681.00 metra katrorë tokë bujqësore, të cilën e ka blerë 310 mijë euro. Toka është blerë në kohën sa ka qenë deputet, ose saktë më 17 mars 2014 në Valën e 59-të të Privatizimit. Pasuria e Salihut nuk figuron në deklarimin e Kundër Korrupsionit për vitin 2015, ndërkohë në vitin 2014 pasurinë e ka deklaruar pak më herët që të blejë tokën nga AKP-ja dhe në atë kohë në llogarinë bankare i figuronin vetëm 6 mijë euro para të gatshme. /zeri/

-Sponzor-