Rexhep Selimi sulmon AAK’në dhe Nismën

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ka drejtuar kritika partisë së Ramush Haradinajt dhe asaj të Fatmir Limajt, transmeton Gazeta NewBorn.

Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate, Selimi i ka cilësuar si vagonë të Thaçit, që sipas tij gjithmonë i shkojnë prapa.

Sponzor

“Tashmë, nuk është befasi që AAK e NISMA i shkojnë prapa Thaçit dhe PDK-së deri në Bruksel në negociatat me Vuçiçin”, ka shkruar ai në Facebook.

Por, Selimi ka thënë se këta “vagonë” do t’i shkojnë prapa Thaçit deri në fundin e tij.

Madje, deputeti i VV’së pretendon se arsyeja për formimin e PAN-it është pikërisht presidenti i vendit.

“Kudo që shkon Thaçi do t’i ketë prapa edhe vagonat e tij, deri edhe në fundin e tij. Tek e fundit kjo është arsye se përse u pat bërë PAN-i”, përfundon postimi i Rexhep Selimit në Facebook.

Vetëvendosje, LDK-ja dhe Partia Socialdemokrate janë shprehur kundër udhëheqjes së dialogut nga presidenti.

Thaçi, së bashku me partitë në pushtet, të mërkurën do të shkojnë në Bruksel për t’u takuar me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin.

-Sponzor-