Rikthehen netët magjike në BALLE’s Club, të premten nis me Sinan Vllasaliun, të shtunën Ermal Fejzullahu

0

 

Me datën 4 tetor bëhet hapja e madhe e sezonit vjeshtor në BALLE’s Club.

Sponzor

Me këtë rast, stafi i këtij klubi ka përgatitur dy evenimente madhështore me këngëtarë të njohur të skenës sonë muzikore.

Ditën e premte (4 tetor) për argëtimin e publikut të pranishëm në njërën nga klubet më të famshme të Prishtinës do kujdeset Sinan Vllasaliu bashkë me Lok Komanin, të cilët njëkohësisht do bëjnë edhe promovimin e këngës së tyre më të re, “Çikat e Prishtinës”.

Sinan Vllasaliu dhe Lok Komani më 4 tetor në Balles’ Club

Ndërkaq, një ditë më pas, tjetër mbrëmje e madhe muzikore do organizohet edhe të shtunën me këngëtarin e mirënjohur të estradës shqiptare, Ermal Fejzullahu.

BALLE’s është një klub nate që gjendet në Dragodan (Rr. Ahmet Krasniqi) në Prishtinë, dhe për këtë rikthim të tij janë bërë organizime madhështore me artistë të mëdhenj shqiptarë.

Ermal Fejzullahu më 5 tetor në Balle’s Club

Ky klub i mahnitshëm premton se do të vazhdojë të ofrojë mbrëmje të tilla muzikore për kënaqësinë e vizitorëve dhe në vijim do ketë surpriza të shumta. /Telegrafi/

-Sponzor-