Rinumërohen 62 përqind të vendvotimeve

0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve prej 530 vendvotimeve që KQZ vendosi për rinumërim deri tani janë rinumëruar 330 vendvotime apo thënë në përqindje mbi 60 përqind.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj tha se procesi i rinumërim është duke ecur mirë dhe presin që këtë proces ta përfundojnë brenda 3 apo 4 ditëve.

Sponzor

Ahmetaj po ashtu tha se pas përfundimit të rinumërimit të vendvotimeve, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

“Procesi i rinumërimit është duke ecur normalisht. Në këto momente kemi arritur në 330 vendvotime të cilat janë rinumëruar apo me përqindje është 62 përqind. Kanë mbetur edhe më pak se 40 përqind për t’i rinumëruar në mënyrë që ky proces të mund të kompletohet i cili pritet që gjatë këtyre ditëve edhe të kompletohet procesi… Besojmë që brenda tri-katër ditëve ky proces do të mund të kompletohet dhe me pastaj t’i hapet rrugë numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta”, tha ai.

Kujtojmë që me rekomandim të Qendrës për Numërim dhe Rezultate janë rinumëruar më herët edhe 314 vendvotime.

-Sponzor-