Roman dashurie:Si u dashurova në ty (13)

0

“Ne e dimë këtë, nënë. Në fakt, ne për këtë bisedonim”. “E po… mirë”. Ajo u zhduk në shtëpi. Unë qëndroja me Kyle-in në oborrin e tij. “Kjo nuk ishte aq keq”. “Jo, por kjo ishte nëna. Ajo do ta thërrasë babin dhe ne do ta zhvillojmë “bisedën”. Bëra një shprehje të trishtueshme të fytyrës.”Po, me gjasë edhe mua më pret një bisedë e tillë në shtëpi”. Ai qeshi. “A nuk e kemi zhvilluar këtë bisedë me ta kur ishim fëmijë?” “Jo, ajo ishte ndryshe, jam i sigurt. Atëherë, ata na kishin treguar se kush ku hyn dhe pse. Kjo është…”, thashë, pa ditur se si ta përfundoja fjalinë. “Pse duhet të presim? Dhe, si të jemi të përgjegjshëm nëse nuk presim?” “Saktësisht”. Ndihesha thuajse e lehtësuar që e zhvilluam këtë bisedë pa pasur nevojë të thoshim diçka të turpshme. Përsëri jo gati. Ende jo gati. Por, më pas ndjeva dorën e tij duke më rrëshqitur shpinës, për të më futur në një përqafim dhe përnjëherë asgjë më nuk më dukej absurde.

KAPITULLI I DYTË

Sponzor

Jemi në janar. Kyle dhe unë gjendemi në një lidhje të rehatshme, por eksituese. Në njëfarë mënyre, midis nesh nuk kishte ndryshuar shumëçka. Ishim po ata që kishim qenë, vetëm kapeshim për dore në shkollë dhe putheshim korridoreve, në veturën e tij, në kauç duke shikuar filma. Prindërit tanë me të vërtetë kishin bërë atë “bisedën” me ne, gjë që ishte tepër e mërzitshme. As që ma dhanë rastin t’iu tregoja se ende nuk e kishim kaluar etapën e puthjeve, apo se njëherë për njëherë nuk mendonim të bënim seks. Të paktën, unë nuk mendoja për një gjë të tillë. Dukej se Kyle nuk ishte i interesuar që të ma prishte. Më pëlqente që ta puthja Kyle-in. Më pëlqenin ledhatimet me të në kauç. Por, thjesht, sikur përtoja që raportin tonë ta kaloja nga miqësia në lidhje të dashurisë, thjesht ngase nuk doja të ndryshoja diçka që më pëlqente. Por, në realitet, thellë në veten time, kisha frikë. Me gjasë kisha marrë frikë nga tërë ata filma me seks, që i kisha shikuar me Beccan dhe Jill-in. Kisha frikë se realiteti nuk do të m’i përmbushte ambiciet. Dua të them, e dija se TV-ja dhe filmat nuk i paraqesin gjërat krejt ashtu si janë. Bile as puthjet në ekran nuk ishin si puthjet e vërteta. Por, as vetes nuk mund t’ia shpjegoja këtë dallim. Por, këtë muhabet nuk mund ta bëja me Kyle-in. Nuk isha e sigurt se ai do të më kuptonte dhe e dija se fjalët e mia do të tingëllonin si të marra. E dija se për vajzat, seksi i parë nuk ishte edhe aq i mirë dhe se shkaktonte dhembje. Kisha shumë shoqe në shkollë, të cilat tanimë kishin bërë seks dhe m’i kishin treguar detajet. Becca, për shembull. Bashkimi i saj me Jasonin doli të ishte i tillë sikur që kisha pritur. Ata edhe sot e kësaj dite janë bashkë. Një ditë Becca erdhi te unë natën vonë, derisa mezi i mbante lotët. (vijon)

 

(Kosova Sot)

-Sponzor-