Ronaldo ndahet nga Real Madrid, shikojeni ballinën e gazetës “Marca”

0

“Marca” në numrin e saj të sotëm përcjell një deklaratë nga Ronaldo që shton dyshimet në lidhje me ndarjen e tij nga Real Madrid.
Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Real Madrid.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” në numrin e saj të sotëm përcjell një deklaratë nga Ronaldo që shton dyshimet në lidhje me ndarjen e tij nga “Los Blancos”.

“Nëse kushtoj 100 milionë euro, do të thotë se nuk më duan”, shkruan “Marca” në ballinën e saj ku paraqet fotografinë e Ronaldos, përcjell Gazeta NewBorn.

Ronaldo ka zgjuar interesim nga Juventus dhe së shpejti pritet të mësohet e vërteta nëse do të nënshkruajë me skuadrën kampione nga Serie A. /Gazeta NewBorn/

-Sponzor-