Rra’hja e kushëririt të kryeministrit Haradinaj, arrestohet nga Policia e Kosovës i dyshuari

0

Policia e Kosovës ka identifikuar njërin nga të dyshuarit e veprës ‘ Vr’asje në tentativë’, rast që kishte ndodhur më datë 30.04.2019 rreth orës 17:18 në vendin stacioni i autobusëve në Pejë, me ç’rast viktima të këtij rasti ishin shtetasit E.H dhe S.U.

I dyshuari është arrestuar sot me datë 02.05.2019, intervistuar nga hetuesit rajonal dhe të gjitha veprimet hetimore janë koordinuar me prokurorin e shtetit, me urdhër të cilit këtij të dyshuari i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme.

Sponzor

Hetuesit janë në kërkim edhe të dyshuarve tjerë për të cilët mendohet se ishin bashkëkryes në ketë vepër veprës.

Policia e Kosovës apelon të qytetarët dhe kërkon nga ata që t’u shmangen veprimeve të kundërligjshme për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së qytetarëve tjerë në vend.

Nëse qytetarët nuk kursehen nga veprimet e kundërligjshme, policia konform detyrimit ligjor që ka, do të jetë e pa kompromis në zbatimin e ligjit duke sjellë të gjithë të dyshuarit para organeve të drejtësisë.

Mediat kanë raportuar se njëri nga viktimat është kushëri i kryeministrit Ramush Haradinaj.

-Sponzor-