RRËNJËT E KONFLIKTIT AKTUAL SOCIAL, KUSH HUMB E KUSH FITON

0

Milazim KRASNIQI

Strukturat shoqërore në Kosovë janë heterogjene dhe të konfronuara. Prandaj konflikti në shoqëri është permanent, si në fushatë si jashtë saj. Por, në fushatë egërsohet më shumë. Në fushatën e fundit dallohen disa struktura si më të konfrontuara.

Sponzor

1. Rinia e papunë dhe e pashpresë, e cila është e mbyllur në Kosovë si në kafaz, e cila ka marrë arsim të dobët dhe e cila është e injoruar edhe nga elita politike. Ky grup social ka filluar të formësojë njëfarë identiteti dhe njëfarë kompaktësimi nëpërmjet rrjeteve sociale, pra identitet virtual, porn ë jeëtn reale të lidhur me fanatizëm me LVV.

Me idealizmin naiv, me konfuzionin psikologjik e politik, por pa ide e pa vizion të qartë, ky grupim vetëm do të shfrytëzohet në lojën politike, sic janë shfrytëzuar para tij edhe disa breza të rinjsh, që mandej janë lënë anash. Por, tash për tash ata janë promotorët e idesë së ndryshimit.

2. Diaspora po shndërrohet në grupin social bukur konfliktual dhe me pasion hakmarrës në këtë fushatë. E drejta, në këto njëzet vjet, diaspora ka qenë e injoruar nga të gjitha qeveritë, që kanë defiluar e veçmas në vitet e para të çlirimit, nën UNMIK-un, kur nuk u jipeshin as letërnjftime e pasaporta dhe kur gjysmën e pushime vjetore e kalonin në sportele të komunave për një dokument. Vit pas viti ata janë mbushur me pakënaqësi, por e keqja është që ka kohë që janë mbushur edhe me shumë urrejtje.

Kartoni i gjelbër dhe pritjet e gjata në kufi, janë simbole të vnerit të tyre kundër qeverive të deritashme. Përkrahja e tyre massive për LVV, i cili ligjërisht është legjitim, mund të krijojë në të ardhmen perceptime negative për rolin e tyre, gjë që do të ishte e dëmshme për ta e për gjithë shoqërinë tonë. Por, kjo mbetet të shihet në të ardhmen.

3. Shërbyesit civilë, shumica e të cilëve janë rekrutuar me meritokraci partiake, nga LDK, PDK, AAK, NISMA dhe AKR, ku ka me mijëra që janë me kontrata mbi vepër, tash ndihen të rrezikuar nga ndryshimi, sepse mund të humbin vendet e punës. Logjikisht, ndryshimi do të godasë së pari në administratë, sepse aty mund të gjenerohen vende të punës për militantët e rinj, duke përrjashtuar tepricën dhe ata që kanë kontrata të përkohshme.

Prandja, shumica e tyre duket se mbeten në istikamet e vjetra partiake, sigurisht me dezertime të një pjese të saj, e cila më nuk pret favore nga ish favorizuesit e vet. Shpreson të përfitojë ndonjë gjë më shumë edhe nga ndryshimi, meqë është mësuar të përfirtojë, zakonisjst pa merita.

4. Veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmoërve duket se ndihen të shqetësuara nga ndonjë ndryshim i politikave sociale, nga një qeveri e diskontinuitetit. Pranda me shumicë mbeten në krahun politik që identifikojet më trashëgiminë e luftës.

5. Tash për tash grupi social më indiferent duken fshatarët, veçmas ata që nuk e punojnë tokën, veçse jetojnë nga remitancat që u dërgohen nga diaspora. Ata mund të votojnë me shumicë nën ndikimin e diasporës, nën ndikimin e saj, ndonëse realisht interesat e tyre dhe te diasporës janë të kundërvëna. Diaspora është kundër parazitizmit, ndërsa ky grupim i madh fshatarësh, janë për ta vazhduar këtë lloj parazitizmi, duke jetuar nga paratë që ua dërgojnë familjarët nga diaspora. Prandaj ata duken si grupim i hutuar, duan të bëhen me të renë, por pa hequr dorë nga e vjetra.

6. Intelektualët janë grupim i heshtur dhe gati inekzistentë. Natyrisht kjo ka efekte elektorale më pak, por ka efektet më të rënda morale, sepse e zbulon një gjendje të rëndë të krizës në tërë shoqërinë tonë.

7. Biznesmenët janë grupimi më kameleonik, ashtu që ata lëvizin nga njëri pol në tjetrin, shumë herë edhe në dëm të vetin. Fjala vjen, nëse përkrahin ndonjë parti me program të majtë, ata mund të kenë probleme serioze në vitet që vijnë, me rritje tatimesh dhe me dekurajimin e investimeve, nga politikat e majta që zakonisht janë restriktive.
Si përfundim, epilogu i kësaj gare elektorale do të dalë nga rivaliteti ndërmjet rinisë së papunë, diasporës dhe një grupimi të fshatarëve në njërën anë dhe administrates, trashëgiisë së luftës çlirimtare dhe fshatarëve më shpianikë, në anën tjetër. Përparësia fillestare është në anën e partisë që është e njohur për nxitjen dhe sforcimin e konflikteve politike dhe sociale, pra, LVV. Mbetet të shihen kundërpërgjigjet e PDK dhe LDK-së, të cilat komodoteti në qeverisje i ka bërë të pandjeshme ndaj grupeve të pakënaqura. AAK me narracionin për bashkimin kombëtar, të cilin askush nuk e beson si të mundshëm në këtë fazë, dhe NISMA më naracionin për çlirimtarët, si pronësi e saj, të cilën shumica nuk beson si të vërtetë, janë jashtë kësaj skeme të luftës elektorale të grupeve të mëdha sociale, që sapo ka filluar zyrtarisht. (3 shkurt 2021)

-Sponzor-