Sadriu merr pjesë në ceremonin e inaugurimit të Presidentit të Paraguait, takon presidentë dhe zyrtarë të këtyre vendeve

0

Në këtë ceremoni, në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe institucioneve të Republikës së Kosovës po merr pjesë Prindon Sadriu, Ministër Këshilltar dhe Drejtor për Marrëdhënie Dypalëshe në MPJ.

 

Sponzor

Ai, gjatë ceremonisë zyrtare, në cilësi të udhëheqësit të delegacionit, ka takuar kryesuesit e delegacioneve zyrtare, Presidentin e Brazilit, Michel Temer, Presidentin e Argjentinës Mauricio Macri, Presidentin e Guatemalës, Jimmy Morales, si dhe Ministra të Punëve të Jashtme, duke përfshirë Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Paraguait, Luis Castiglioni, me të cilin zhvilloi një bisedë më të gjatë dhe më përmbajtësore.

 

Sadriu në margjina të ceremonisë inauguruese ka takuar edhe shumë Ambasadorë, përfaqësues tjerë të shteteve, senatorë dhe kongresistë të Parlamentit Paraguaian, si dhe guvernatorë dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij shteti.

 

Nesër dhe pasnesër ai do të vazhdojë qëndrimin në Paraguai për të vazhduar me takime zyrtare me përfaqësues të lartë të nivelit qendror në Paraguai për të biseduar rreth përafrimit të raporteve në mes të dy shteteve.

-Sponzor-