Sami Lushtaku flet për thyerjen e PDK-së

0

Ani pse përjashtoi nga pozitat drejtuese në Skenderaj, Bekim Haxhiun, Sami Lushtaku mohon se mund të ndodhë ndonjë përçarje në PDK.

Kështu të paktën ka deklaruar për “Gazeta Blic”, Sami Lushtaku. Ai tha se zhvillimet e fundit në këtë parti në Skenderaj nuk do të ndikojnë që Partia Demokratike të përçahet.“Jo nuk do të ketë asnjë përçarje në Parti, edhe në Skenderaj gjithçka është në rregull”, tha shkurtimisht ai.

Sponzor

Ndryshe, nga Lushtaku e vlerësojnë analistët situatën në PDK në Skenderaj.Analisti Krenar Shala, konsideron se pas humbjeve të PDK-së, në zgjedhje kjo parti është në gjendje jo aq të mirë, dhe përçarja mund të ndodhë.“Pas humbjeve dramatike në dy palë zgjedhjet e fundit, është fare e pritur që kjo parti gjendet në një moment kritik, i cili pashmangshëm e ka tensionuar gjendjen në parti dhe e cila mund të karakterizohet me përçarje të mëdha”, është shprehur Shala.

Në fotografi: Krenar Shala
Ndërkaq, ditë më parë nga një mbledhje e kryesisë së PDK-së në Skenderaj, është marrë vendim që të shkarkohet Bekim Haxhiu dhe shtatë anëtarë tjerë të zgjedhur në Kuvendin komunal të Skenderajt.Por këtë vendim, Haxhiu ka deklaruar se nuk do ta njohë. Ai për “Gazeta Blic”, kishte deklaruar ditë më parë se ky vendim është i Sami Lushtakut dhe i djalit të tij, ndërsa ai i përgjigjet vetëm kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit.Theksojmë që Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dalë aspak mirë në zgjedhjet lokale që janë mbajtur muaj më parë në Kosovë, madje kjo parti ka humbur edhe vendet të cilat njiheshin si bastione të PDK-së.

-Sponzor-