Selmanaj: Malisheva s’është pronë e asnjë subjekti, të ndihmohet në këtë situatë të rëndë

0

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se duhet që t’i ndihmojnë komunës së Malishevës, raporton Gazeta Express.

Selmanaj ka shkruar në Facebook se Malisheva nuk është pronë e asnjë subjekti politik e aq më pak e ndonjë individi apo politikani.

“Ajo është e qytetarëve të saj, është e Kosovës sonë në tërësi”, ka shkruar në Facebook deputeti i LDK’së.

Ai ka thënë se institucionet me kapacitetin e tyre të plotë duhet të vihen në shërbim që ta ndihmojnë Malishevën për ta përballuar këtë situatë kaq të rëndë.

“Zërat me diskurs primitiv dhe provincial duhet izolohen”, tha Selmanaj.

-Sponzor-