Serbia kërkoi të diskutohet për Kosovën në OKB, ja si e quan Çitaku

0

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka quajtur seancë koti, mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
Ambasadorja po ashtu ka thënë se është e neveritshme të shihet se si Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra në të cilat nuk beson as vet.

“Sot edhe një seancë koti. Pa rëndësi dhe pa asnjë nevojë. E neveritshme të shihet se si Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra në të cilat nuk beson as vet”, ka shkruar Çitaku në Facebook, përcjell lajmi.net.

Sponzor

Ndryshe, sonte do të mbahet seanca e radhës e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë raportin tre mujor të punës së misionit të UNMIK-ut në Kosovë. /Lajmi.net/

-Sponzor-