Shakira ia bën qejfin Agim Bahtirit, vjen për të kënduar në Mitrovicë, i kërkon vetëm 1 milion euro

0

Pretendonte ta sillte Shakirën për performancë në ceremoninë e hapjes së urës mbi Ibër dhe ura ta mbante emrin e saj, por tani po kërkon që askush të mos merret më këtë punë. Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i pyetur sot nga Express nëse ka ndonjë konfrimim nga ana e menaxhmentit të këngëtares sugjeroi të mos merren mediat me këtë punë.
“Mos u merrni me këtë punë”, tha shkurtë Bahtiri duke e ndalur telefonin.

Ditë më parë, një deklaratë e Agim Bahtirit ka bërë bujë në të gjithë Kosovën, ai ka thënë se këngëtarja e famshme botërore, Shakira, do të vijë në Kosovë ku pohonte se është nder për Shakirën që të vijë për performancë në një ditë historike për popullin kosovar.

Madje, përveç këngëtares amerikane kryetari thoshte se do të vijnë edhe yje të tjera botërore për të kënduar.

Një koncert të tillë e ka konfirmuar edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli. Ai kishte thënë se kanë bashkëbiseduar me kreun e Mitrovicës për të realizuar një ceremoni të veçantë për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, datë historike kjo -për gjithë kosovarët.

Mediat mbrëmë raportuan se përgjigjje pozitive i është kthyer Bahtirit nga menaxhmenti i Shakirës dhe gjithnjë sipas tyre këngëtarja do të paguhet 1 milionë euro. Por kjo ide duket se ka mbetur veç një dëshirë pasi as vetë Bahtiri nuk pranoi të fliste rreth këtij koncerti

-Sponzor-