Shala: E garantuar fitorja e PDK-së në Drenas

0

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka njoftuar se bashkë me kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj janë takuar me strukturat e kësaj partie në Komunën e Drenasit.

“Në takim me strukturat e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, së bashku me kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci dhe kryetarin e Degës së PDK-së Sejdi Hoxha”, ka shkruar Shala në Facebook.

Sponzor

Shala ka thënë se nga ky takim është parë se fitorja e kësaj partie në Drenas është e garantuar.

“Si përherë Dega e PDK-së në Drenas, e gatshme për fuqizimin e frymës së Partisë Demokratike të Kosovës, dhe marrjen e përgjegjësive për vendin. Fryma dhe entuziazmi nga takimi i mbrëmshëm është garanci për fitoren e radhës”, ka thënë po ashtu ai

-Sponzor-