Shaqir Totaj viziton familjen e heroit Xhevat Berishës

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka vizituar familjen e heroit të kombit Xhevat Berishën.
Ai në mëngjes ka takuar familjarët e dëshmorit, me të cilët sipas tij, evokuan kujtime nga historia e lavdishme e këtij strategut të UÇK-së.
Totaj shkruan se, nderimi ndaj fmailjeve të dëshmorëve është obligim.
Postimi i plotë:
Mëngjesin e fillova me vizitë tek familja e heroit të kombit Xhevat Berisha. Kënaqësi e veçantë të takosh familjarët e dëshmorit, me të cilët evokuam kujtime nga historia e lavdishme e këtij strategu të UÇK-së.
Respekti e nderimi ndaj familjeve të dëshmorëve është obligim i yni. Si institucione komunale, do të përkujtojmë e lartësojmë pa ndalur emrin e dëshmorëve të luftës. Ua kemi borxh dëshmorëve ta duam e ta ndërtojmë Prizrenin

-Sponzor-