Shaw largohet nga Manchester United

0
Luke Shaw do të gjejë një ekip të ri pas vendimit për largim nga Manchester United.

Luke Shaw ka vendosur të largohet nga Manchester United.

“Manchester Evening News” raporton se e ardhmja e mbrojtësit do të jetë larg nga ekipi i “Red Devils’.

Sponzor

Shaw ka vendosur të gjejë një ekip të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ai nuk ka arritur të bind menaxherin Jose Mourinho se e meriton të mbetet në klub.

Andaj, në ditët e ardhshme priten risi në lidhje me angazhimin e tij te një klub i ri.

-Sponzor-