SHBA armatos Shqipërinë me 248 autoblinda luftimi, sa dyfishi i Serbisë (Video)

0

Rreth 250 autoblinda luftimi do t’i shtohen ushtrisë shqiptare brenda këtij viti.

Këto mjete janë dhuratë e ushtrisë amerikane për forcat e armatosura shqiptare dhe do të përdoren për rinovimin e flotës së automjeteve ushtarake aktuale.

Sponzor

Shqipëria është  një nga katër aleatët e NATO-s në Evropë që ka përfituar këto makina të avancuara.

Kjo flotë prej 250 autoblindash  të tipit “Humvees “do t’i shtohen flotës aktuale, duke e çuar numrin në total në afro 300 të tilla, sa dyfishi i Serbisë.

Një pjesë e tyre tashmë i është dorëzuar ushtrisë shqiptare, gjersa Shqipëria do të duhet të paguajë vetëm transportin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

-Sponzor-