SHBA-ja e gatshme të ndihmojë arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

0

Ndihmës sekretari i amerikan i shtetit i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi Wess Mitchell sot gjatë bisedës me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se Serbia është shumë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe ia ka shprehur përkrahjen e SHBA-së për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Mitchell ia ka përcjell gatishmërinë e SHBA-së që ta ndihmojë në “arritjen e marrëveshjes në kuadër të dialogut të Brukselit ndërmjet Serbisë e Kosovës”, thotë kumtesa qeveritare serbe që e transmeton agjencia e lajmeve beta.

Bërnabiq e ka falënderuar përkrahjen e SHBA-së dhe ka theksuar se Serbia është e përkushtuar për dialogun dhe se ajo nuk dëshiron ngrirje të konfliktit për brezat e ardhshëm.

Mithcell dhe Bërnabiq janë pajtuar se duhet zhvilluar dhe përparuar edhe më tej marrëdhëniet e mira miqësore të Serbisë e të SHBA-së që i lidh historia e gjatë.

-Sponzor-