Shengeni e ulë arsyeshmërinë e hegjemonisë serbe në armatim dhe i kthen pretendimet luftarake të Serbisë në marrëdhënie ekonomike

0

Marrëveshja e Washingtonit, është e rëndësishme në aspektin zhvillimor politikë e diplomatik. Por, detajet që po kërkohen të dihen nga PDK, janë të rëndësishme për ndërtimin e politikave zhvillimore  që konseguojnë në implementim.

Shengeni e ulë arsyeshmërinë e hegjemonisë serbe në armatim. Po ashtu Shengeni Made in SHBA, e bënë të parëndësishëm Asociacionin e komunave me shumicë serbe por me ndërhyrjen kushtetuese.

Sponzor

Sa i përket “Shengenit”, Made in SHBA, shqiptarët janë në themelim të tij e jo të i bashkëngjiten në proces siç ofruan nismëtaret e “Minishengenit” ballkanik made in Vucic – Rama. Ky Asociacion me vërejtjet e Gjykatës kushtetuese dhe Shengeni me standardet e SHBA, do ti detyroj serbet dhe Serbinë të ulin armët ruse në serbi, dhe  ta orientoj buxhetin në ekonomi, tregti e mirëqenie e jo në armatim. Shengeni i ulë dhe i bën të pa rëndësishme më.

Ekzistenca e tyre pra Asociacionit dhe Shengenit e shuan kushtin politik në të cilin thirret Vucic siç heqja e tarifave doganore, për tu kthyer pretendimet luftarake në marrëdhënie ekonomike.

Pra asociacioni i formuar sipas gjykatës kushtetuese të Kosovës, statusin e të cilës e kanë formua një ekip multietnik i cili duhet krehur prap në gjykatën kushtetuese dhe kështu bëhet kusht për njohje.

Pikë e nxehtë që është e pa kalueshme do të jete deh kthimi i serbëve dhe atë që nga viti 1975, dhe pretendimi për t’iu kthyer edhe pronat e tyre. Kjo është pa asnjë sens dhe nuk është dashur të jet pjesë e debateve politike dhe as çfarëdo marrëveshjeje nëse i referohemi rrugëtimit të Kosovës nga pas lufta dytë botërore apo edhe më herët që nga luftërat ballkanike me theks do të shohim se nuk mund të flitet për kthim të të zhvendosurve serb nga Kosova, gjoja në pasuritë e tyre. Kjo nuk qëndron dhe do studim të matur.

Janë disa periudha para dhe gjatë e pas luftës parë, dyte botërore e me theks pas viti 1990, vendosja e kolonëve serb nga trevat tjera të Jugosllavisë në territorin e Kosovës si kolon nëpër kolonitë e ndërtuara enkas për ta ne kohen e okupimit klasik serb.

Me shumë energji e përkushtim kërkon situata që po krijohet me ndërtimin e “luginës së diellit” që po ndërtohet në të njëjtën procedurë dhe për të njëjtin qëllim si ato që bëheshin në kohen e milloshevicit.

E fundit sepse njerëzit që i kanë shitë për pare ku t’iu gjendet toke apo t’iu merret pronarëve të tanishëm legal. Kjo do të prodhoj konsekuenca te pa parashikueshme, kur dihet fakti se qeveritarët serb kanë bërë shumë transaksione fiktive dhe kanë krijuar dokumentacion të zyrtarizuar formalisht por tërësisht fiktiv përreth pronave të synuara me pronar shqiptarë.

Këto e tjera janë nder finesat qe PDK po kërkon të sqarohen dhe me këtë edhe një koke turku. Pra detajet e marrëveshjes nuk janë sqaruar apo nuk janë kundërshtuar në parim.

-Sponzor-