Sherr në lokal, të dy personat ndërrojnë jetë në spital

0

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me përplasjen e armatosur të ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të qendrës së qytetit të Laçit, ku ka patur një sërë shkëmbimesh me armë zjarri.

Policia njofton zyrtarisht se një sherr ka nisur në ambientet e një lokali në lagjen nr.1 të qytetit. Pas sherrit situata ka agravuar në përdorimin e armëve. Si pasojë e të shtënave dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia thotë se dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë identifikuar si shtetasit me inicialet M.J dhe J.J.

Sponzor

Por mësohet se dy të plagosurit e kanë humbur jetën në ambinetet e spitalit në Tiranë. Viktimat janë kushërinj mes tyre dhe janë identifikuar si Mikel dhe Jani Jushi, respektivisht 35 dhe 30 vjeçarë.

Mbetet ende e paqartë sesi ka ndodhur përplasja me armë dhe se kush është autori/rët e dyshuar

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në gjendje te rëndë per jetën në Tiranë për ndihme mjekësore.

Në vendngjarje mberriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.

Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i përsonave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen./

-Sponzor-