Shkelja e Marrëveshjes së Brukselit, dështuan anëtarësimet dhe njohjet e Kosovës

0

Kërkesa e Përfaqësueses së Lartë për Politik të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini që Kosova të heq taksën ndaj mallërave serb duket absurd e veqanërisht nëse merret parasysh fakti që beogradi e kushtëzon këtë me dialog. Me këtë cështje do të duhej të merrej CEFTA edhe pse është vendim politik. Është për keqardhje që nga selia e BE nuk ka pasur asnjëherë reagim lidhur me bllokimin e Kosovës nga ana e Serbisë. Më 19 prill 2013 në Bruksel është arritur Marrëveshja e parë mbi parimet e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës të nënshkruar nga përfaqësuesit e të dyja vendeve me ndërmjetësimin e BE. Në pikën 14 thuhet se “asnjëra palë nuk do të bllokojë apo nxisë të tjerët të bllokojnë palën tjetër në progresin në rrugën e saj drejt BE”. Ministri i Jashtëm Bexhet Pacolli vazhdoi lobimet e tij edhe përmes miqve ndërkombëtarë lidhur me anëtarësimin e Kosovës dhe sigurimin e njohjeve të reja. Por pyetja thelbësore është nëse është respektuar neni i Marrëveshjes së Brukselit nga fillimi i tekstit, sepse nëse Kosova do të pranohej në Interpol edhe njëri edhe tjetri vend gjithsesi do të ishin një hap para qëllimit të njëjtë, anëtarësimit në BE. Por kjo pikë me të dyja këmbët u shkel nga ana e Beogradit e cila vazhdon lobimin kundër Kosovës në përpjekjet e saj për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol për të dytën herë rradhazi që nga kjo marrëveshje me 2015 dhe 2018. Dështimi në anëtarësimin e Kosovës në Interpol është bërë për shkak të një lobimi të ashpër jo vetëm të Serbisë por sponzorizuesit kryesor të saj kryesor Moskës. Kjo fale faktit se në këtë lobim është përfshirë Aleksandër Prokopçuk, delegatit rusë me ndikim të madh në organizatë i cili ishte edhe kandidat për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit. Që nga 16 prilli nëë selin e kësaj organizate në Lion kishte filluar lobimi që të kundërshtohej kërkesa e Kosovës të hyjë në rend dite të Ansambles. Jo vetëm zyrtar rusë por edhe një delegacion i Serbisë së udhëhequr nga Vladimir Rebiç, drejtor i policisë, ka lobuar tek të gjithë anëtarët e organizatës që Kosova të mos pranohet. Megjithatë falë angazhimit të madh të kreut të MPJ Bexhet Pacolli dhe me përkrahjen e miqve ndërkombëtar, kjo kërkesë ka hyrë në rend dite duke arritur të përfitojnë pesë vende pro anëtarësimit të Kosovës si Kazastani, Taxhikistani, Uganda, Kuba, Uzbeksitani. Katër ditë para votimit kreu i diplomacisë ruse Sergey Lavrov kishte pohuar se Rusia do të vazhdojë të mbështesë qëndrimin e Beogradit për cështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare përfshirë OKB, UNESCO dhe Interpolin. “…Ndihma kryesore nga ana jonë, është mbështetja e Beogradit në arenën ndërkombëtare….politikë të cilën e zbatojmë në KB, KS, si dhe struktura tjera, përfshirë UNESCO, Interpol dhe organizatën ndërkombëtare Doganore”. Pjesa më e madhe e vendeve që ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol janë nga vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, e që kanë një afërsi me Serbin dhe Rusinë. Karshi këtij lobimi të madh përmes shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit ka qenë e pamundur që Kosova të bëjë më shumë, sidomos me mungesën e prezencës në vetë këtë organizatë. Edhe sa i përketë njohjeve, Moska vazhdon të ketë rol aktiv në mbështetje të Serbisë, sidomos tek vendet të cilat ka marrëdhënie të mira jo vetëm diplomatike por edhe ekonomike. Karshi këtyre zhvillimeve është e dobësi të kritikohet ministri i Jashtëm Pacolli sikurse është dëgjuar nga segmente opozitare. Ministri Pacolli deri më tani jo vetëm që ka lobuar, pa asnjë shfrytëzim benefitesh, por ka arritur sigurimin e shumë njohjeve. Përballë kësaj situate, Kosovës i duhet një mobilizim i përgjithshëm i të gjitha institucioneve, rreth procesit të njohjes duke qenë që shumë shtete të mbetura janë të rreshtuar politikisht e diplomatikisht në anë të kundërt, përveq atyre pesë vendeve të BE. Ndryshe politika e jashtme është reflektim i gjendjes së brendshmes për të cilën gjithë na bënë përgjegjës. Pavarësisht pozicionit aktual të Përfaqësueses së Lartë të BE Mogherini lidhur me taksën, dialogu duhet të vazhdojë me ndërmjetësimin e BE sepse cfarëdo formati tjetër vetëm sa do ta komplikonte situatën edhe ashtu të mjegulltë.

-Sponzor-