Shkelzen Maliqi denoncon informacionin e rremë se “Gani Bobi” po bën matje në Podujevë

0

Analisti Shkelzen Maliqi ka denoncuar një informacion të rremë se Instituti “Gani Bobi” ka nxjerr rezultatet të zgjedhjeve të sotme në Podujevë. Maliqi ka thënë se një informacion i tillë është i rremë.

“Ja si duket Fake News!! Ti rrin të shpija e dikush (VV??!) ta bon (anti)reklamën pa pare”, ka shkruar Maliqi, në një reagim në Fb.

 
Gjatë ditës një portal ka publikuar informacionin e rremë se një “exit poll” i “Gani Boboit” që është bërë në Podujevë e ka nxjerr Shpejtim Bulliqin fitues të garës

-Sponzor-