Shokohet opinioni, shfaqet në internet videoja e të riut që në stilin Kung Fu nokauton bashkëmoshatarin

0

Një video amatore që është duke qarkulluar në internet ka shokuar opinionin në Angli, për faktin se në të shfaqet një i ri i cili në stilin Kung Fu nokauton me shkelm në kokë një bashkëmoshatar që përfundon në tokë, dhe për disa sekonda pavetëdije.

Fillimisht i riu i vërsulet viktimës dhe pasi që e sheh se nuk po frikësohet, vendosë ta nokauton sikurse që bënte Bruce Lee në filmat e tij.

Policia angleze ka filluar hetimet pasi analizuan pamjet e kësaj videoje rrëqethëse, ndërsa incidenti besohet të ketë ndodhur në Cornwall gjatë javës së kaluar.

E gjithë ngjarja filloi kur një i ri që ishte i shoqëruar nga një femër sulmon verbalisht viktimën, dhe menjëherë në lojë futet miku i tij që i del në ndihmë duke e rrahur keq viktimën.

Por, ajo çfarë ka shokuar më shumë opinionin janë talljet dhe të qeshurat që janë bërë në llogari të viktimës nga shumë të rinj, që kishin shikuar dhe nuk kishin ndërhyrë për ta parandaluar sulmin brutal. /Telegrafi/

-Sponzor-