Shoku i ngushtë i shkruan fjalë prekëse Granitit që nderroi jetë nga aksidenti me motoçikletë

0

Sot në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në QKUK, ka ndërruar jetë personi që dje u aksidentua me motoçikletë në Fushë Kosovë

Express mëson se i riu Granit Neziri i moshës rreth 24 vjeçe, nuk ka mbijetuar edhe pse i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik pas mbërritjes në QKUK.

Policia njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një furgon dhe një motoçikletë të cilat ishin në lëvizje.

Ndërkaq me fjalë shumë prekës ka shkarua shoku i Granitit, Nehat Pllana. Ky i  fundit duke e shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e të ndjerit, thotë se do t’i mungojë shumë lagjes ku ai është rritur.

“Granit. Nuk po më besohet që sot po më duhet me t’i shkrujt këto fjalë Ty. Të kam njoft si fëmijë në mahallen “Dardanin tonë” ku jemi rrit bashkë. Të kam njoft si shokë të fitnessit. Të kam njoft si djalë që ke punu shumë dhe je angazhu shumë për me arrit aty ku ke dashtë gjithmonë. Më kujtohen hajgaret tona rreth fitnessit kur edhe pse u bone i suksesshëm, prap e respektojshe “old school-in” qysh na thojshe ti.

Ke me i mungu Dardanis shumë!Pusho në paqe, shoku jonë”, ka shkruar ai/Gazeta NewBorn/

-Sponzor-