‘Shpërthen’ Arbana Xharra e PDK-së: Ska bir nane që e…

0

Arbana Xharra, këshilltare e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka reaguar lidhur me iniciativën që flamuri i Kosovës në hapësirën te rrethi kryesor në Prishtinë aty ku është vendosur flamuri kombëtar.
Xharra, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “dashnia për flamurin e Kosovës nuk e zbeh vendin e veçantë që ka në zemrat tona flamuri kombëtar Kuq e Zi.

“S’ka bir nane qe e ndale dashnine per flamurin e Kosoves, e vendoset apo jo te rrethi ne Prishtine. A dini pse?…Sepse per me ardhe ne kete dite qe sot te festojme te pavarur, kane rene, gra, burra, pleq e femije. Dashnia per flamurin e Kosoves nuk e zbeh vendin e veçante ne zemrat tona qe ka flamuri kombetar Kuq e Zi. Ne 10 vjetorin e pavaresise se Kosoves per te cilen u cu Amerike e Evrope ne kembe per me e largu Serbine nga kjo toke, e mijera ushtare tane qe e ofruan jeten e tyre, te gatshem per te mos e duruar padrejtesine, flamurin e Kosoves vetem Serbia e mohon. Ky eshte flamuri i Majlindes, flamuri i te gjithe sportisteve e artisteve qe e ngriten me krenari neper bote!” (sic.), ka shkruar Xharra.

Sponzor

Kurse, qytetarët e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, po bëjnë thirrje që kjo të ndodh në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Nuk jemi kundër flamurit kuq e zi, i cili ka një simbolikë për gjithë kombin tonë, mirëpo për festen e 17 shkurtit – dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nga komuna e Prishtinës dhe kryetari i saj Shpend Ahmeti kërkojmë që të vendoset flamuri i pavarësisë, pra flamuri i Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë nismë që është organizuar në Facebook.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/xharra-flamurin-e-kosoves-vetem-serbia-e-mohon-498109/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

-Sponzor-