Shpërthim në Mitrovicë, eksperti i sigurisë tregon dyshimet

0

Një shpërthim në restorantin “Simonida” i cili gjendet në rrugën Mitrovicë- Leposaviq ka ndodhur sot në ora 11:00, por rasti është lajmëruar me vonesë në ora 20:40.

Nuk ka të lënduar, përveç dëmeve të vogla materiale në këtë shpërthim, por Policia është duke hetuar rastin përse është raportuar me vonesë.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, thotë për “Bota sot”, se lokacioni në të cilën ka ndodhur shpërthimi, është përdorur nga strukurat e ndryshme politike.

Sipas Shalës, dyshohet që ai lokacion i përket strukturave “ilegale” të sigurisë dhe është jashtëzakonisht i frekuentuar nga akterët e komunitetit serb në atë pjesë.

Për shkak se lajmërimi i rastit është në një diferencë 10 orëshe, sipas Shalës, kjo lënë hapësirë të mendohet se rasti nuk ka të bëjë me pronarin e objektit, por ndaj ndonjë grupi të interesit.

“Lidhur me shpëthimin në atë restorant “Simonida” është një lokacion që është përdorur nga strukturat e ndryshme politike dhe dyshohet edhe atyre të strukturave “ilegale” të sigurisë dhe është jashtëzakonisht i frekuentuar nga akteret e komunitetit serb në atë pjesë. Nga kronologji e rastit mund të supozohet që nuk ka ndodh shpërthim mbi pronarin e objektit, por ndoshta ndaj ndonjë grupi të interesit në atë pjesë, sepse shpërthimi deri te lajmrimi i rastit kemi një diferencë 10 orëshe dhe kjo lënë hapësirë për dyshim që sulmi ishte i dedikuar për ndonjë individ apo grupacion të karakterit politik apo biznesor të llojt kriminal. Sepse edhe në të kaluarën ky restorant është përdorur nga strukturat paralele të shtetit të Serbisë që kanë operuar në atë pjese thuhet në qarshe të ndryshme të sigurisë ndërkombëtare”, pohon Shala.

Po sot në mëngjes në Mitrovicë dy policë pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative janë përfshirë në një përleshje.

Inspektorati Policor ka suspenduar njërin prej këtyre policëve për 48 orë, ndërsa polici tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas Shalës, shpërthimi në restorant nuk ka lidhje me rastin e suspendimit të policëve.

“IPK ka suspenduar një efektiv të NjSO për 48 orë dhe kjo tregon që nuk kemi këtu lidhje me rastin e parë në as një mënyrë dhe duhet të priten hetimet nga IPK-ja në rastin në fjalë për të nxjerrë të vërtetën e përleshjes fizike të efektivit të NjSO-së. Policia e Kosovës është e koordinuar në strukturën e saj në terr territorin e vendit edhe në pjesën veriore ka funksionalizim të hirarkisë komanduese si në nivelin vertikal, por edhe atij horizontal”, thekson Shala.

-Sponzor-