Shpetimi, Zekës: A po bën mardhënie? – Milaim Zeka: Kujdes, unë nuk bëjë mardhënie, deputetët nuk bëjnë mardhënie!

0

Këtë javë i ftuar në emisionin n’Kosovë Show, është deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nismës, Milaim Zeka, shkruan Gazeta NewBorn.

Milaim Zeka, ka folur për shumë tema në emision.

Deputeti Milaim Zeka, ka folur edhe për atë se a do të garoj prap për deputet në zgjedhjet e reja, si dhe cili është plani i tij nëse nuk zgjedhet deputet.

Mes tjerave Zeka ka folur edhe për raportet që ka me politikanët tjerë, shkruan tutje Gazeta NewBorn.

Përveç tyre deputeti Zeka, ka treguar se në zgjedhjet e reja a do të jetë prap kandidat i Nismës apo jo.

Poashtu Zeka ka befasuar kur ka folur për Nismën, e ku ka thënë se aty është e ndaluar vdekja, pasi që nëse një deputet i Nismës vdes, atëher prishet grupi parlamentar i saj dhe se në radhë është deputeti i PDK-së, në kuadër të koalicionit PAN, transmeton Gazeta NewBorn.

Zeka ka thënë  për Jakup Krasniqin, se nuk ka lën kë pa punësuar, vetëm macat në tavan që nuk i ka punësu, duke treguar se me Krasniqin nuk flet që nje kohë.

Moderatori Desku, ka pyetur Milaim Zekën se apo bën seks natën, derisa përgjigjia e Zekës me ironi ka thënë se ai nuk bën seks dhe se deputetët nuk bëjnë seks.

Ai ka folur edhe për trupin e një femre të zhveshur në emision/Gazeta NewBorn/

-Sponzor-