Shqipëria të hakmirret për Kosovën, mund ta ketë përballë atë që na shkaktoi shumë vuajtje

0

Shqipëria deri në muajin shtator 2020 nuk do të ketë asnjë ndeshje zyrtare tashmë.

Kombëtarja “kuqezi” tashmë është hedhur në sulm për të gjetur kundërshtar për datat e lira nga FIFA, që do të jenë në mars.

Sponzor

E kundërshtar i Shqipërisë mund të jetë kombëtarja e Çekisë.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, Martin Malík.

“Kemi disa variante. Bëhet fjalë për Kosta Rikën dhe Amerikën. Por është e mundur që të luajmë diku më afër. Ne kemi një ftesë nga Shqiëria e cila nuk ka luajtur historikisht me ne. Do të jetë më e qartë brenda disa javësh”, ka thënë Malik.

Çekia, kishte qenë në grup me Kosovën në kualifikime të fundit, ku në Prishtinë ishte mposhtur 2:1, ndërsa me po të njëjtin rezultat kishte fituar takimin final në Plzen.

-Sponzor-