Shtrenjtohen karburantet

0

Benzinat në Maqedconinë e Veriut, prej sonte në mesnatë, shtrenjtohen për dy denarë, ndërsa për një denar diseli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.
Çmimi i ri i një litër Eurosuper BS-95 do të kushtojë 64,5 denarë, ndërsa një litër Eurostar BS-98 do të shitet për 66,5 denarë. Për një litër Eurodisel (D-E V) do të paguhet 61 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 49,5 denarë.

Për 0,619 denarë rritet çmimi i mazutit M-1 NS dhe një kilogram nga ai energjens do të kushtojë 32,847 denarë.

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht janë rritur për 2,24 për qind, përderisa rritja e çmimeve rafinerike është 3,64 për qind.

KRRE e solli vendimin për çmimet e reja të derivateve në bazë të çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursin e denarit në raport me dollarin gjatë dy javëve të fundit.

-Sponzor-