Si do bëhen 80 deputetë për Osmanin? Tre të LDK-së kundër dhe një deputet jashtë Kosovës

0

Pas pak ditësh pritet të hidhet në votim kandidatët për President.

Vetëvendosje i ka 58 deputetë, minoritetet jo-shumicë 9 deputetë dhe LDK 15 deputetë.

Sponzor

Për zgjedhjen e Presidentit duhen të jenë 80 vota në kutinë e votimit në dy radhët e para, ndërsa në herën e tretë duhet të jenë prezentë 80 deputetë dhe me 61 vota zgjedhet Presidenti i vendit, shkruan Gazeta NewBorn.

Por si do të bëhen 80 vota?

Vetëvendosje i ka 58 vota dhe 9 të pakicave jo-serbe, bëhen 67 vota. LDK ka 15 deputetë, por tre janë kundër që të votojnë në kuti, Agim Veliu, Driton Selmanaj e Avdullah Hoti, kategorikisht janë kundër, ndërsa Behgjet Pacolli nuk është në Kosovë.

Kësisoji, me 58 vota të VV-së, 11 eventualisht 12 të LDK-së dhe 9 të minoriteteve, nuk arrihet numri 80 i votave në kuti.

Nëse ndodhë kjo, atëherë shkohet në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve prej kur dështon zgjedhja e Presidentit.

-Sponzor-