Si ka reaguar ish-bashkëshorti i Albëries pas deklaratave të saj për tradhtinë?

0

Deklarata se bashkëshorti i saj e ka tradhtuar shumë herë përpara divorcit e këngëtares Albërie Hadërgjonaj shkaktoi mjaft bujë në media.

Megjithatë ajo ishte shprehur se vijonte të kishte një marrëdhënie respekti me babain e vajzave. Por këtë herë e ftuar në emisionin “Një kat me lart” këngëtarja u pyet sesi kishte reaguar ish-bashkëshorti i saj pas këtyre deklaratave, nëse ishte vënë në siklet apo jo, transmeton Gazeta NewBorn

“Jo, absolutisht. Ai ka një respekt të jashtëzakonshëm, pavarësisht se u bënë shumë vite. Ai nuk është se i ka bërë me qëllim, ai ka qenë fëmijë për vete. Është njeri që kupton, e kupton jetën shumë mirë. Ai ka vuajtur më shumë se gjithkush tjetër prej shumë vitesh. Njeriu i parë që unë mund ta marr në telefon nëse unë kam hall ose problem është ai.”- është shprehur Albëria.

Sponzor

Vetëm pak javë më parë ajo ka publikuar klipin e saj më të fundit./Gazeta NewBorn/

 

-Sponzor-