S’ka GUXO e Vjosë në fletë-votime, Zeka thotë se Osmani garon nën ombrellën e VV-së

0

Ish-deputeti Milaim Zeka ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai thotë se iniciativa e Vjosa Osmanit, do të shkrihet në listën zgjedhore të VV’së.

Zeka ka sqaruar këto informata.

Sponzor

“Në bazë të informacioneve që unë kam, prej burimeve shumë të sakta afër Vjosa Osmanit. Vjosa Osmani do të shkrihet në listën e VV’së. Do të garojë por jo e vetme, për arsye se, në radhë të parë, nuk ka arrit me krijuar degë e nëndegë. E dyta një parti e një force të re politike, nga ana e KQZ’së nuk i lejohet që të ketë komisionerë për ruajtjen e votave. Të gjitha këto e kanë shtyrë Vjosa Osmanin që të garojë në listë me VV’në’, thotë Milaim Zeka në RTK.

Ndërkohë Zeka mendon se Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit do të ketë 10 kandidatë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Behgjet Pacolli ka aderuar sot në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Shkrirja është aderim dhe do të ketë 10 kandidatë në listë të LDK’së’, tha Zeka.

-Sponzor-