Skadimi i afatit për Asociacionin- Thaçi u tregon serbëve se kjo është temë për Bruksel

0

Sot ka përfunduar afati për hartimin e draft- statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Ekipi menaxhues i përbërë nga 4 ekspertë serbë ka punuar në këtë dokument sipas afatit të dakorduar në Bruksel. Pala serbe ka bërë presion për Asociacionin duke thënë se Prishtina nuk do të bëjë asnjë lëvizje për ta themeluar këtë mekanizëm. Madje si reagim mendohej se serbët mund ta shpallnin autonominë e Veriut që përflitej se mund të ndodhë nesër me 5 gusht. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka lëshuar një deklaratë për media duke thënë se Asociacioni do të themelohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe me bisedime në Bruksel.

Pas kësaj situate, Presidenti Thaçi sot nuk ka thirrur konferencë për media siç ka bërë pothuajse çdo ditë të kësaj jave, por përmes një deklarate të publikuar në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të përmbahen nga çdolloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë.

Sponzor

Thaçi ka thënë se draft-statuti i Asociacionit do të bëhet përmes respektimit të Kushtetutës së vendit.

“Pas krijimit të Ekipit Menaxhues, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të finalizojnë punën në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, bazuar në marrëveshjet e arritura më 2013 dhe 2015 në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, shruan ai, transmeton Express.

Thekson se Kosova mbetet e përkushtuar për finalizimin e fazës së fundit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshje historike, ligjërisht të detyrueshme, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Presidenti.

Thotë se Kosova do t’i përmbahet me përpikëri zotimeve për të ruajtur qetësinë dhe mos rrezikuar në asnjë mënyrë objektivin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Me tej shkruan se si president i vendit u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe palëve të përfshira në këtë proces, që të përmbahen nga çdolloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë në një kohë shumë të rëndësishme për vendin tonë.

 

-Sponzor-