Asamblistja e PDK’së në komunën e Prizrenit, Sherife Balaj ka publikuar listën e parave të ndara nga udhëheqja e Mytaher Haskukës për bizneset, ku figuron edhe emri i babait të këtij të fundit, Daver Haskukës, shkruan Gazeta Metro.
Në dokumentin e publikuar nga Balaj nuk tregohet shuma e parave të dorëzuara për biznesin në fjalë, por ka një konfirmim bankar nga komuna në konton e biznesit të babait të të parit të Prizrenit.
Asamblistja Balaj i ka “thurur” disa vargje komunës ku vepron, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Vlen të theksohet se për një kohë të gjatë janë denoncuar skandale të ndryshme në komunën e Haskukës, nga dhënia e tendereve për njerëz të afërt, deri tek emërimet në pozita të larta.
Postimi i plotë:
Bylbyl, ky shekull or e çast ndrrohet:
Bijnë poshtë të gjallet, e të vdekurit çohen;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Prizren mbahu sepse kjo ka me shku!./gazetametro.net