Skandaloze: Kryeshefja e VV-së në Telekomin e Kosovës e konfirmon vizitën misterioze të Xhelal Sveçlës

0

Kryeshefja e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, e emëruar së fundi nga qeveria Kurti, e ka konfirmuar se ministri në detyrë Xhelal Sveçla ka qenë në Telekomin e Kosovës.

Hana në televizionin publik të Kosovës, ka deklaruar se Sveçla ka qenë në Telekom pas ftesës që ajo si kryeshefe i ka bërë atij, shkruan Gazeta Insajderi.

“Xhelal Sveçla ka qenë me thirrjen time në Telekomin e Kosovës. Në fillim të muajit kemi pas shkëputje të linjave në stacionet tona bazë, dmth kanë prek në asetin e Telekomit. Unë ia kam bërë një ftesë dhe ka ardh z.ministër, kjo është tema për të cilën kemi bisedu. Kërkesa ime është kjo që askush në Republikën e Kosovës nuk guxon me vë dorë në asetin e Telekomit, i cili është aset i Republikës tonë. Kështu që i lus kushdo ndaj të cilit kemi borxhe, janë të lirë me na dërgu në Gjykata, janë të lirë me na thirrë me diskutu, por nuk guxojnë me vë dorë në asetet e Telekomit. Aty e kam bashkëpunimin, e kam pritë e kam përcjellë, vetëm për shkak të detyrës e kam thirr”, tha Hana.

Gazetarja e RTK-së e kishte pyetur Hanën lidhur me raportimet e mediave se Sveçla ka qenë në dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës. “Është thënë se burime të besueshme të gazetës objektivi, kanë thënë se ushtruesi i detyrës së Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka zhvilluar një vizitë në sektorin e përgjimeve telefonike në Telekomin e Kosovës? Një gjë e tillë në një shtet normal nuk do të duhej të ndodhte?”, pyet gazetarja.

Ndërkohë që Burbuqe Hana e konfirmon se Sveçla ka qenë në Telekom me ftesën e saj madje.

“Absolutisht, unë nga ky pozicion i bëjë thirrje portaleve dhe mediave, ju lutem ejani në Telekom, bëjeni detyrën e juaj me profesionalizmin më të madh. Kjo nuk qëndron, sa kam unë informacion edhe di”.

“Xhelal Sveçla ka qenë me thirrjen time në Telekomin e Kosovës. Në fillim të muajit kemi pas shkëputje të linjave në stacionet tona bazë, dmth kanë prek në asetin e Telekomit. Unë ia kam bërë një ftesë dhe ka ardh z.ministër, kjo është tema për të cilën kemi bisedu. Kërkesa ime është kjo që askush në Republikën e Kosovës nuk guxon me vë dorë në asetin e Telekomit, i cili është aset i Republikës tonë. Kështu që i lus kushdo ndaj të cilit kemi borxhe, janë të lirë me na dërgu në Gjykata, janë të lirë me na thirrë me diskutu, por nuk guxojnë me vë dorë në asetet e Telekomit. Aty e kam bashkëpunimin, e kam pritë e kam përcjellë, vetëm për shkak të detyrës e kam thirr”, tha Hana.

I pari i vendit tha mbrëmë se kryetari i ekzekutivit, Albin Kurti së bashku me zëvendësin e tij, Haki Abazin dhe me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, kanë shkuar për tri ditë në Dhomën e Përgjimeve në PTK.

Thaçi tha mbrëmë se tre nga njerëzit kryesorë të qeverisë këto veprime i kanë kryer pasi i kanë ndalur kamerat e sigurisë në institucionin e telekomunikacionit.

“Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Svecla, kanë vizituar dhomën e përgjimeve dhe kanë kryer vepër penale, duke i ndalur kamerat. Ata aty kanë qëndruar për tri ditë”, tha mbrëmë Thaçi në Dukagjin, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndërkohë, pak minuta më parë zëdhënësi për media i Prokurorisë Ekrem Lutfiu, e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, lajmin për nisjen e hetimeve në lidhje me këtë.

“Ju njoftoj se Prokurori i Shtetit është në fazën e grumbullimit të informatave për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi

-Sponzor-