Skandaloze: Prokurori përdori deklaratën e Shkëlzen Gashit për arrestimin e ish-drejtuesve të UÇK’së

0

Prokurori i Specializuar ka përdorur deklaratën e ish-këshilltarin të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashit për  për urdhër-arrestin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, transmeton Gazeta Metro.

Deklarata e Shkëlzen Gashit e dhënë në muajin prill të këtij viti, e cila shkaktoi reagime të mëdha në Kosovë dhe gëzime në Beograd, tani po përdoret nga Gjykata Speciale.

Sponzor

Gjatë një interviste në emisionin Frontal në televizionin T7, Gashi tha se individë të UÇK’së kanë kryer krime dhe dyshohet se kanë vrarë gati 1 mijë civilë të pafajshëm.

“Individë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë kryer krime ndaj civilëve të pafajshëm. Dyshohet sepse njerëzit janë të vramë, i kemi gati 1000 serb civilë të pafajshëm që janë vrarë, shumicën dërmuese i kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së, se s’kanë mujt me qenë pjesëtar të shoqërisë kulturo-artistike “Hajdar Dushi”, kishte thënë Gashi.

Në dokumentin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet se shembulli i Gashit pasqyron një klimë pandëshkueshmërie dhe frikësimi të cilën të dyshuarit kanë lehtësuar dhe inkurajuar në mënyrë aktive.

“Vetë të dyshuarit kanë një kohë të gjatë rekord i armiqësisë ndaj përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë luftës ose ndonjë hetimi të tyre”, thuhet në dokument.

Kujtojmë se pas këtyre deklaratave skandaloze nga Gashi, shefi i tij Albin Kurti që atë kohe ishte kryeministër, e pati liruar nga detyra Shkëlzen Gashin.

Kjo deklaratë e tij bëri bujë mediatike në gjithë botën, sidomos në Serbi, në vendin ku i hakmerret dhe punon çdo ditë kundër Kosovës për ta paraqitur shumë keq para botës./

-Sponzor-