Smakiqi i Nismës përplaset fort me këshilltarin e Kadri Veselit

0

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Xhevdet Smakqi i ka reaguar Blerim Latifit, këshilltar i kryetarit të Kuvendit rreth një intervistë ku ai flet për të majtën në Kosovë.

Smakiqi thotë si Latifi asnjëherë në intervistë nuk ka mundur t’i shmanget ngarkesës politike dhe paragjykimit aty si këshilltar i kryetarit të partisë.

Sponzor

Më tutje, Smakiqi thotë se me gjasë edhe në ligjërata Latifi është plotësisht i njëanshëm.

 

“Kulmi i njëanshmërisë vjen kur është puna te Nisma Social Demokrate kur shumë paragjykues përmend vetëm dy emra qe i binden social demokracisë brenda Nismës siç ai citoi “Jakup Krasniqi dhe Billall Sherifi”, ka shkruar ndër të tjera Smakiqi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Më poshtë statusi i plotë i Smakqiit

Paragjykimi si parim i Prof. Blerim Latifit!

Kurrë nuk kisha reagu, nëse Prof.Blerim Latifi nuk e kish devalvu komplet intervisten e tij përkitazi me marksizimin dhe social demokracinë në këtë intervistë.

Qysh si mendimtar e filozofë as gjatë një interviste nuk mundet ti shmanget ngarkesës politike dhe paragjykimit aty si keshilltar i Kryetarit te Partisë ?

Me gjasë Blerim Latifi edhe ne ligjerata është plotësishtë i njëanshem dhe kur citon autoret,e le më kur shprehë qendrimet e tij mbi një fenomen apo dukuri socio politike.

Kulmi i njëanshmerisë vjen kur është puna te Nisma Social Demokrate kur shumë paragjykyes permend vetem dy emra qe i binden social demokracisë brenda Nismes siç ai citoi “Jakup Krasniqi dhe Billall Sherifi”

Blerim Latifi këtu e ka arritur kulmin e pargjykimit edhe monopolin e mendimit te mbi 40 mijë votueseve te Nisma Social Demokrate, se si ata mendojnë politikishtë.

Blerimi këtu në këtë paragjykim e ka absolutizuar dijen e tij dhe ka tejkaluar parimin numer 1 në shkencat shoqorore se aty nuk ka pikë, besa dhe definicionet janë relative edhe te mendimtarëve te shekujve te shkuar dhe aktual.

Tash sa i përket te djtathtës kam qenë pjesmarrës ne Konventen e VII te PDK Janar 2013, ku z.Hajredin Kuqi e ka propozuar qe te ndryshohet neni përkatës me gjasë 10 i statutit te PDK, ku PDK pa asnjë debat si me sustë te PC është bërë e djathtë, bile jemi befasuar thuajse te gjithë përveç Hajredin Kuqit qe e ka ditë dhe e ka propozuar.

 

E bash këtu Prof. Blerim Latifi ka punë dhe mund te bëjë një punim kriktik apo te sugjeroi studentet e filozofisë qe te studioi krijimin e kuazi te djathtës me sustën e PC në formacionin ku vepron, për këtë fenomen politikë qe i ka ndodhur te djathtës ne letër në shoqërinë tonë.

 

Me paragjykime mendimesh e veprimesh jemi duke legjitimuar kualifikimin qe na dhanë ndërkombëtaret se jemi sui generis.

-Sponzor-