Sondazhi i fundit: Ja si rënditen partitë politike për zgjedhjet e 6 tetorit

0

Është publikuar sondazhi më i ri ku bën rënditjen e partive politike, njëzetëditë para zgjedhjeve.

Në këtë sondazh i cili është organizuar në të gjitha qytetet e Kosovës nga mbi 3 mijë anketues del se PDK-ja është partia e parë e cila kryeson me 26.9% të votave, e pasuar ngushtë nga LDK-ja me 25.8%, pastaj koalicioni AAK-PSD me 19.7%, Vetëvendosje ishte befasi e sondazhit duke dalur e katërta me 18.7%, NISMA-AKR me 5.8% dhe partitë tjera me 3.1%.

Garë e ngushtë për vendin e parë shihet të jetë PDK-ja me LDK-në, ndërsa për vendin e tretë lufton AAK-PSD dhe Vetëvendosje.

Marzha e gabimit të këtij sondazhi është më pak se 1%

-Sponzor-