Sot protestë në Prishtinë – Kërkohet shkarkimi i Lumezit

0
Një marsh protestues nga ora 18:00 është thirrur për sot në Prishtinë.

Iniciativa “Protestoj” ka dy kërkesa kryesore për protestën e sotme: shkarkimin e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi dhe vetting në gjyqësor

Protesta është thirrur pak ditë pasi prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj akuzoi Lumezin dhe zyrtarë tjerë të institucioneve të drejtësisë për presion.

Blakaj pretendonte se Lumezi kishte tentuar ta frikësoj në rastin Pronto dhe gjithashtu te aktakuza për listat e veteranëve.

Deri më tani thirrja e shoqërisë civile për protestë në ditën e sotme ka marrë një përkrahje mjaft të madhe

-Sponzor-