Sqarohet Isa Mustafa: Nuk do t’i bashkëngjitemi asnjë ekipi në dialog

0

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tërhiqet pak sa i përket dialogut, por prapë thërret për unitet kundër Serbisë me LDK-në në opozitë.

Mustafa, ka thënë se pikëpamjet e tij për unitet karshi Serbisë nuk nënkuptojnë se partia e tij do t’i bashkohet ekipit negociator.

Sponzor

Mustafa ka shkruar se ai dhe partia e tij e ka për qëllim mbrojtjen e interesave të vendit si opozitë.

“Pikëpamjet e mia për unitet karshi Serbisë, të shprehura në postimin paraprak, nuk përfaqësojnë pikëpamje se do ti bashkohemi apo bashkëngjitemi asnjë ekipi në dialog por se do ti mbrojmë interesat e vendit si opozitë dhe si parti e cila përfaqëson një trashëgimi të veçantë historike. Qëndrimet e LDK-së janë të qarta”, ka shkruar Mustafa.

Ndërkaq ky reagim i tij, ka ardhur pas një postimi të cilin e ka bërë sot ku ka bërë thirrje për unitet për të përballuar Serbinë, duke lënë të kuptohet se partia e tij po jep shenja për përfshirjen e saj në Ekipin e Unitetit.

“Është pak e rëndësishme se kush është pozitë e kush opozitë”, ka shkruar Mustafa, duke thënë se pa opozitë dhe pozitë nuk ka zgjidhje të çështjeve që janë me interes nacional.

-Sponzor-