Tayna dhuroi ushqime për familjet e varfëra, megjithatë nuk donte që humanizmi i saj të shfaqej publikisht!

0

Rap-artistja e re Tayna vazhdon të mbetet një prej emrave më të pëlqyer të momentit në tregun e muzikës vendore.

Ditë më parë, ajo lajmëroi paralajmëroi fansat e saj për një “verë të nxehtë” këtë vit, pasi është në përgatitje të shumë projekteve muzikore.

Sponzor

Reperja, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala, së fundmi ka pranuar një sfidë interesante në rrjetet sociale, të nisur nga satiristi Burim Ademi.

Bëhet fjalë për një ‘sfidë’ e cila i detyron personazhet që të blejnë gjëra ushqimore, dhe ato të ia dhurojnë një familjeje në nevojë.

Një sfidë të tillë e ka pranuar reperja nga Prizreni, dhe këtë e bëri të ditur përmes një fotografie në rrjetin social Instagram, ku shfaqej me disa shporta pasi ka dalë nga një prej super-marketeve në Prishtinë.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo thotë se nuk dëshironte kurrë që bamirësia e saj të bëhet publike, por meqë ishte sfidë, vendosi ta postojë këtë gjë duke shpresuar në përcjelljen e një mesazhi sensibilizues, që mbase do t’i bëjë edhe të tjerët të veprojnë ashtu.

“Kurrë nuk kam pas dëshirë me i bo publike ndihmat që i kam bërë, po meqë u krijua kjo sfidë, atëherë mendoj se mesazhi që përcjell mund të influencojë edhe njerëzit e tjerë që kanë mundësi sado pak të bëjnë një gjë të tillë. Ndihmo jo vetëm tani me rastin e sfidës, por sa herë të mundesh! Nominoj të gjitha rap-artistet tjera”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bute7JwgGYo/

-Sponzor-