Të dashur ‘ausllandera’…

0

Tashmë është koha kur shumë bashkëatdhetarë vijnë nga vendet e ndryshme evropiane dhe për tej për t’i shijuar pushimet në vendlindjen e tyre në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Kohë pas kohe kemi dëgjuar shumë terma me të cilët thirrën ata pikërisht nga ne. Ata nuk janë ‘ausllandera’ e as ‘shaca’, ata janë vëllezërit e motrat tona, janë njerzit me të mirë të këtij vendi, janë ajka e këtij vendi, janë shpresë për ne.

Pa ta as ne sot nuk do të ishim, as Kosova nuk do të bëhej, as Shqipëria e Maqedonia nuk do të zhvillohej e nuk do të vinin këtu ku janë sot.

”Kqyre ky shaci qysh mbushë veturën gaz, ama me qenë në Gjermani e Zvicër kështu nuk guxon se e merr denim menjeherë, këtu po lirohen përtej normales”, janë fjalë që dëgjojmë shpeshë herë nepër vende të ndryshme, por e kemi gabim.

Ata kan mall për këtë vend, ata çdo ditë jetojnë me shpresën për të ardhur në Kosovë e për tu kënaqur, për t’u takuar me familjarët dhe miqtë e tyre, ata edhe munden me e shtyp gazin pak përtej sa është e lejuar, por duhet ti kuptojmë, sepse dashuria për atdhe dhe për ti takuar sa më parë njerëzit që nuk i kanë parë me muaj të tërë bën që ata ti bëjnë këto veprime.

A e dini se mërgata sjellë në Kosovë buxhet, sa gjysma e buxhetit total që ka Kosova. Pa këta që ne padrejtësisht po i quajmë ‘ausllandera’ dhe ‘shaca’ Kosova nuk do të bëhej, nuk do të mund të bëhej hapja e qindra bizneseve.

Qysh po mendoni me një rrogë në Kosovë 300-400 euro me hap biznes mbi 10 mijë euro a? Jo, është e pamundur, të paktën në mënyrë ligjore dhe në mënyrë të pastërt kjo gjë nuk do të mund të bëhej kurrë, por këto biznese e lokale janë hapur falë ndihmës së këtyre mërgimtarëve.

Falë mërgatës jemi këtu, jemi të njohur në Evropë e nepër botë, falë tyre edhe Kosova është bërë shtet. Pa ta Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia shqiptare do të ishin më keq se sa shumë vende tjera të Azisë dhe Afrikës.

Shumë familje do ta kishin jetesën shumë të errët dhe do të ishin të pashpresë.

Kjo mërgatë është shpresa jonë, ka qenë e do të jetë gjithmonë.

Pra të dashur ‘ausllandera’, pa ju ne nuk do të ishim këtu ku jemi.

Faleminderit shqipe, njerëzit me të mirë të këtij vendi ku u larguat për shkak të rrethanave të ndryshme.

Shkruan: Arbnor Buzhala

-Sponzor-