Të rinjt nga pesë shtete të Ballkanit themelojnë rrjetin për edukim qytetar

0

Prishtinë, 11.11.2019

Në Prishtinë është mbajtur mbledhja vjetore e LDA Balkan në praninë e dhjetra të rinjve që vijnë nga pesë (5) Shtete: Shqipëria, Kosova, Serbia (Lugina e Preshevës), Macedonia Veriore dhe Mali i Zi. Takimi u kryesua nga i pari i LDA Balkan Presidenti Marilo Meta dhe zv.Presidenti Qëndrim Hoxha.

Sponzor

Presidenti Meta në fjalën e tij tha se është i lumtur me organizimin e bërë në Prishtine dhe me të arriturat e LDA Balkan duke u shprehur optimist për sukseset e radhës të degëve ku shtrihet LDA Balkan. Pas tij zv. Presidenti Hoxha njëherit CEO i LDA-së për Kosovën ju uroj mirë se ardhje në Prishtinë mysafirëve nga të gjitha Shtetet dhe shprehu gatishmërine e tij për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me partnerët tanë vendor dhe ndërkombëtar. Hoxha ka thënë se LDA po angazhohet fuqishëm që të ofroj mundësi zhvillimi profesional për të rinjt e Ballkanit.

Krahas gjithë këtyre të arriturave në këtë takim u ndërmorr një hap konkret që do ti hap rrugë integrimit dhe përfshirjes së të rinjve të Ballkanit në Rrjetin Europian të Edukimit Qytetar të njohur si Network Europian Citizenship Education-NECE ku edhe u bë nënshkrimi i Aktit të Themelimit.
Marilo Meta (Shteti: Shqipëri), Qëndrim Hoxha (Shteti: Kosovë), Leotrim Edipi (Shteti: Serbi/Preshevë), Vehida Gjoni (Mali i Zi), Muhamed Sakipi (Shteti: Maqedonia Veriore) kanë nënshkruar Aktin e Themelimit të këtij rrjeti duke shprehur vullnetin e tyre të lirë dhe dëshirën e madhe për të kontribuar në fuqizimin e rinisë së vendeve prej nga vijnë ata, vendosin ta themelojnë Rrjetin për Edukim Qytetar i cili do të funksionoj në kuadër të NECE.

Arkitektët e këtij rrjeti Marilo Meta e Qëndrim Hoxha e cilësuan themelimin e tij si tejet të rëndësishëm për përfshirjen e të rinjve të Ballkanit në ngjarje të rëndësishme Ndërkombëtare dhe si mundësi të mirë të shkëmbimit të përvojave mes të rinjve të Ballkanit.

Kuvendi i Parë zgjedhor dhe strukturat e rrjetit do të zgjedhen në takimin e radhës që do të mbahet gjatë këtij viti në një kryeqendër tjetër të Shteteve të Ballkanit.

-Sponzor-