Të unifikuar populli duhet përkrahur lirimin e Çlirimtarëve të Kosovës dhe institucionet e Kosovës duhet mbrojtur dhe të marrin hapa konkret për të rishqyrtuar dhe kërkuar lirimin e tyre!

0

 

Shkruan: Flamur Ballazhi me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut me banim ne Chicago SHBA i diplomuar ne Universitetin Verior të Illinois Departamenti i Shkencave Politike dhe të drejtat e njeriut!

Sponzor

Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi me clirimtarët e tjerë qe po ndodhen në Gjykaten e Hages në formë dhe mënyrë të padrejtë janë vetë Liria dhe Pamvarësia e shtet-formimit te Kosoves! Çlirimtarët ku ato akuzohen nga Gjykata e padrejtë e Hagës për krime kundër njerëzimit është e pajustifikueshme akuza e tyre e pabazë përshkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbrojti çdo cep të Kosovës bëri një luftë të drejtë çlirimtare pa bërë edhe as krimin më të vogël për liri dhe për të mbrojtur popullatën civile nga Sërbia e cila kryente krimet më të rënda kundër njerëzimit duke vrarë njerëz të pafajshëm gra, fëmijë dhe të moshuar në mënyrën më çnjerëzore. Kjo gjykatë në vend se të merret me krimet kundër njerëzimit që kreu Sërbia, nuk duhet akuzuar çlirimtarët e pafajshëm për ato krime që kreu Sërbia! Çlirimtarët e Kosovës ridefinuan historinë dhe lirinë e Kosovës dhe sot ato po e mbrojnë nga shpifjet uzurpare për ta rishkruar atë! Plagët e shqiptarëve të Kosovës janë të pashëruara ende, krimet e rënda kundër njerëzimit në Kosovë nga Sërbia kujtimet janë të freskëta dhe plagët që mbetën pas të pashëruara! Populli i Kosovës i unifikuar duhet përkrahur lirimin e çlirimtarëve sepse këtu nuk kemi të bëjmë me individë apo qytetarë të rëndomtë, këtu kemi të bëjmë për një epokë çlirimtare për të fituar lirinë.Kjo padrejtësi është e pabazë që i është duke ju imponuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta njëllosur atë padrejtësisht.E gjithë bota e civilizuar e ka justifikuar dhe e ka dhënë verdiktin se kush kreu krime kundër njerëzimit, ato krime u kryen nga Sërbia që do të shënohen në histori! Çlirimtarët shumë shpejt do ti kthehen Kosovës aty ku sakrifikuan, u vetëflijuan për lirinë dhe pamvarësinë e Kosovës.Nëse Presidenti i Kroacisë ofron garancion në Gjykatën Speciale për lirimin e Hashim Thaqit dhe të tjerët, atëherë edhe qeveria Kurti 2 mund të bëjnë një gjë të tillë dhe institucionet e Kosovës duhet të japin garancion dhe mbështetur lirimin e tyre! Çlirimtarët do të kthehen shumë shpejt në Kosovë sepse ato janë të pafajshëm, mbrojtën vendin e tyre Kosovën dhe nuk kanë kryer krime kundër njerëzimit siqë po akuzohen padrejtësisht! Liria erdhi falë emrit Liri, dhe nuk ka çmim më të madh për të fituar dhe mbrojtur lirinë!

-Sponzor-