Tenton të hyjë me armë në Repartin e Gjinekologjisë, arrestohet nga policia

0

Nga QKUK-ja një punëtor i sigurimit ka njoftuar policinë  se derisa ishte në vendin e tij të punës një person mashkull K/Shqiptar, me dhunë duke ekspozuar edhe një armë zjarri ka dashur të hyjë në repartin e gjinekologjisë.

Patrulla policore ka identifikuar dhe ka lokalizuar të dyshuarin ku në automjetin e tij ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë me gaz, me një karikator pa fishekë kal.9mm.

Sponzor

I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

-Sponzor-